Helmimi i Navalny, politikanët gjermanë presion Merkel për “Rrjedhën e Veriut 2”
Ndaj Rusisë është e nevojshme një përgjigje evropiane, që përfshin edhe gazsjellësin “Rrjedha e Veriut 2”. Kështu kanë deklaruar të enjten disa politikanë dhe diplomatë gjermanë, pas lajmit se kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, ishte helmuar me agjent nervor.
Lideri i CSU-së dhe njëkohësisht kryeministër i landit të Bavarisë, Markus Soeder deklaroi se mbështet kursin aktual të kancelares Merkel ndaj çështjes, por shtoi se Evropa duhet të dalë me një përgjigje inteligjente, afatgjatë dhe të unifikuar.
Sa i takon “Rrjedhës së Veriut”, Soeder tha se vendimi nuk i takon shtetit, pasi bëhet fjalë për sektorin privat, por shtoi se Gjermania duhet t’u përmbahet vlerave të saj.
“Në opinionin tim, dy gjërat nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Por në të njëjtën kohë, zbulimet hedhin një dritë negative mbi projektin, edhe pse hapat e parë që duhet të ndjekim janë ato diplomatikë dhe politikë. Diplomacia jonë ka si prioritet ruajtjen e balancës. Në lojë ka interesa të forta, por ne duhet gjithashtu t’u qëndrojmë vlerave tona, të cilat në këtë moment po sfidohen”, deklaroi Soeder.
Një ditë më parë, kancelarja Merkel deklaroi se pret që Moska të japë sqarime mbi rastin e Navalnyt, ndërsa shtoi se Gjermania do të konsultohet me aleatët e NATO-s se si të përgjigjet, duke rritur shanset për një valë të re sanksionesh ndaj Rusisë.
Ndërkohë, Navalni vijon të ndodhet në terapi intensive në një spital të Berlinit, pasi transferimi i tij nga Rusia u realizua me nismë të bashkëpunëtorëve të tij. Laboratori ushtarak gjerman deklaroi pas analizave toksikologjike se ka prova të pakontestueshme se ai është helmuar me agjent nervor të llojit Novichok.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje