Pronari akuzon Artan Lamen në Review: Hoqët ligjin për pronat kufitare që të vidhni

29 Tetor 2022 | 21:44

Vasil Dani, një nga të dëmtuarit që ka zbuluar Porokuroria e Vlorës në lidhje me mbivendosjen e pronave në Livadh, ka akuzuar Drejtorin e Përgjithshëm të Kadastrës, Artan Lame në emisionin “Review” në Euronews Albania, për heqjen e ligjit për pronat kufitare.

Ai u shpreh se ky ligj u hoq kur Lame u vu në postin, të cilin e mban edhe sot.

“Unë dua t’i drejtohem zotit Lame se AMP-ja, dokumenti i marrjes së tokës në pronësi ka dy gjëra kyesore. Ka vendodhjen e pronës dhe numrin kadastral. Në pronën time, personi që është mbivendosur nga Kadastra e Vlorës dhe Bashkia e Himarës, emërtimi i vendndodhjes së pronës, është 500 metra në perëndim të pronës sime dhe numri kadastral është 500 metra në lindje të pronës sime.

Nuk ka asnjë kombinim me pronën time. Këto gjëra ndodhin në bashkëpunim të Bashkisë së Himarës dhe Kadastrës së Vlorës që janë hajdutë. Zoti Lame duhet ta dijë shumë mirë se nuk mund të bëjë një njeri hipotekë, nëse nuk ka deklarata noteriale me kufitarët. Deri në 2013 ka qenë ligj, sa erdhi zoti Lame në Kadastër e hoqën këta ligjin, vetëm për të vjedhur”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
19:04 | 25/07/2026

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026