Data për zgjedhjet parlamentare| Rama pranon thirrjen e Metës, nesër shkon në Presidencë

3 Shtator 2020 | 18:35

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka pranuar ftesën e Presidentit të vendit Ilir Meta, i cili pak ditë më parë ftoi palët politike për t’u konsultuar mbi përcaktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të 2021.

Burimet të sigurta i thanë gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu, se shefi i mazhorancës do shkojë nesër në orën 11:00 në ambientet e presidencës.

Në takim kryeministri Rama do të shoqërohet nga sekretari i Partisë Socialiste, Taulant Balla. Gjithashtu edhe Partia Demokratike e ka pranuar ftesën e të parit të Republikës, ndërsa në takim pritet të paraqitet vetë z. Basha.  

Me ndryshimet e reja të kodit zgjedhor, të miratuara me konsensus në këshillin politik dhe të votuara në parlament, periudha zgjedhore do të jetë nga 15 prill, deri në 15 maj.

Presidenti i vendit, Ilir Meta është shprehur gjatë konferencave të tij të përjavshme se është gati të dekretojë si datë zgjedhjesh të dielën e parë brenda kësaj periudhe, që përkon me datën 18 prill. 

Lexoni gjithashtu: 

Data e zgjedhjeve parlamentare, Meta thërret në takim krerët e partive politike për t’u konsultuar

Caktimi i datës së zgjedhjeve, Lulzim Basha pranon ftesën e presidentit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026