Soko: Gjobat në vendin tonë janë si ligji në dorën e Maliqit te 14-të vjeç dhëndër
Eksperti i ekonomisë Pano Soko, i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, është shprehur se gjobat në vendin tonë janë si ligji në dorën e ‘Maliqit’, pra kur do gjuan dhe kur nuk do hap krahun.
Soko tha se një gjobë për mosdeklarim fature në vendin tonë është bërë 15 milionë lekë të vjetra dhe sipas tij kjo ka të bëjë me fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale të vitit 2023.
Ai tha se po i bëhet presion çdo biznesi në vend.
“Gjobat në Shqipëri përpara se të ankimohen duhen të paguhen. U tentua njëherë në 2016, u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Bëri Këshillimin Kombëtar dhe po e mbështet dhe njëherë këtë, ku e ka hallin, pse i bën gjobat 10-fish? E ka hallin te fushata elektorale, është presion që i bëhet çdo biznesi.
Gjoba është si shkop presioni në dorën e Maliqit te 14-vjeç, që kur do gjuan dhe kur do hap krahun. Biznesi e di këtë gjë. Është bërë 15 milionë lekë një gjobë për mosdeklarim faturash. Gjoba përpara se të ankimohet mbyllet”- deklaroi Soko.
LEXONI GJITHASHTU:
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur