Sfidat përpara zgjedhjeve, KQZ ende pa anëtarë, Kuvendi duhet të rishkruajë ligjet
Pavarësisht se së shpejti do të ketë një datë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, institucionet kanë ende disa sfida për realizimin e tyre, që nga ngritja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri tek implementimi i teknologjisë.
Në një kohë kur Presidenti i Republikës zhvillon takime për caktimin e datës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, puna përgatitore nga ana e institucioneve përkatëse duket se është ende shumë mbrapa.
Ndryshimet kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor të miratuara në fund të muajit korrik nga ana e Kuvendit, kanë lënë shumë detyra për t’u zgjidhur përpara se sa shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimit.
Sfida e parë është ngritja e institucioneve të administrimit zgjedhor. Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, KQZ u riformatua dhe përbëhet nga tri hallka, ku asnjëra prej tyre nuk është zgjedhur dhe do të kërkojë ende kohë.
E dyta është zbatimi i teknologjisë në zgjedhje. Ky ishte një kusht i panegociueshëm nga ana e opozitës joparlamentare dhe u pranua nga mazhoranca. Por për zbatimin e saj duhet të alokohen fondet nga qeveria, të prokurohen pajisjet si edhe të testohen.
Sfidat e tjera më shumë se sa teknike, janë legjislative. Konkretisht, ndryshimi i Kushtetutës detyron ndryshime të tjera ligjore si përcaktimi i mandateve në zonat zgjedhore, përcaktimin e koalicioneve parazgjedhore, e madje edhe detajimin e funksionimit të listës së hapur.
Po tek këto detyrime futen edhe ndryshimet e 7 ligjeve që lidhen me marrëveshjen e 5 qershorit.
Me kaq shumë punë për të bërë, vetë institucionet nuk e kanë me nxitim, madje faqet e tyre zyrtare në internet nuk kanë bërë as azhornimin e Kodit Zgjedhor.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar