Vrasja e Azem Hajdarit, Apeli lë në fuqi dënimin për Izet Haxhinë

31 Tetor 2022 | 14:29

Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia është shpallur fajtor me vendim të formës së prerë për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari.

Gjykata e Apelit të Tiranës, ka dënuar përfundimisht fajtor duke e dënuar me 21 vite burg.

Në vendimin e gjykatës, thuhet se Haxhia u shpall “fajtor për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 78/2 e 25 të K.Penal, dënimin e tij me 21 vite burgim”. Togat e zeza të kryeqytetit në vendim shprehen se Haxhia vuajtjen e dënimit do e kryejë në një burg të sigurisë së zakonshme.

Gjykata thotë se atij do t’i llogaritet edhe koha e qëndrimit të tij në arrest në burg. Kujtojmë se 3 vite më parë, pra pas 22 vitesh, vrasja e deputetit Azem Hajdari u rigjykua nga e para në dhomën penale në Tiranë.

Shkak u bë kërkesa e Izet Haxhisë, i cili kërkoi të përballet në gjyq me dëshmitarët, mes tyre ish- kryeministrin Sali Berisha, për të hedhur dritë sipas tij me të vërteta të pa bëra publike më herët në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit.

Azem Hajdari u vra me armë zjarri jashtë godinës së selisë blu, më 12 shtator 1998.

Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës. Ai kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta, por në 2018 Gjykata e Lartë Turke aprovoi ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Që nga 2018 Haxhia nisi betejën me drejtësinë shqiptare, ndërsa seancat ndaj tij kanë qenë të panumërta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026