Taulant Balla: Me e-albania u kemi kursyer 60 mln euro shqiptarëve

31 Tetor 2022 | 18:26

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla u shpreh se PS me platformën e-albania u ka kursyer shqiptarëve 60 milionë euro.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla theksoi se marrëdhënia me letrat është lënë mbrapa, ashtu siç u la dyshja e rublave Meta-Berisha dhe se revolucioni digjital mundësoi drejtësi dhe efikasitet.

“Sot kemi 2.7 milionë qytetarë që janë aksesuar në këtë platformë. Ne u kemi kursyer qytetarëve 65 milionë euro kosto pune. Falë gjithë kësaj sipërmarrje të madhe është ndryshuar tërësisht te marrëdhënia e qytetarëve me shtetin. Marrëdhënia me letrat është lënë mbrapa, siç u la dyshja e rublave Meta-Berisha. Revolucioni digjital mundësoi drejtësi dhe efikasitet.

E vërteta është që faza tjetër erdhi kur mundësuam vulën elektronike. Me vulën digjitale çdo dokument mund të merret. Këto janë përfshirë edhe të gjitha bashkitë. Reforma të tilla kanë kohë për tu studiuar dhe për të parë se si ecin. Ekspertët kanë thënë se koha e duhur për të vlerësuar një reformë është 2 mandate. Ka dhe shtete që e kanë 20 vite”- tha Balla.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026