Regjistrohen 123 raste të reja me Covid-19, pesë qytetarë humbin jetën
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë evidentuar 123 raste të reja me Covid-19, ndërsa pesë qytetarë kanë humbur jetën. Aktualisht në dy spitalet Covid në vend po marrin mjekim 190 pacientë, ku 18 prej tyre ndodhen në terapi intensive dhe tetë të tjerë kanë përfunduar në intubim.
Drejtorja e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami, u shpreh se 150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 5882, që nga fillimi i epidemisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2066
Durrës 452
Shkodër 293
Lezhë 196
Korçë 135
Kukës 129
Elbasan 127
Vlorë 121
Fier 114
Berat 73
Dibër 39
Gjirokastër 34
Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, raportohet se deri tani janë kryer 66197 testime të dyshuara për Covid-19, prej të cilave 9967 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.
Që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 306 qytetarë, ndërsa qarku më i prekur mbetet Tirana me 145 të vdekur. Më pas renditet Durrësi dhe Shkodra. Qarku më pak i prekur me covid-19 është ai i Berati, ku deri tani raportohet vetëm për dy humbje jete.
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës