Berisha-Bardhit: Nuk kemi para për sondazhe në gjithë vendin
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se do i qëndrojnë deri në fund primareve dhe se nuk ka mjaftueshëm para për sondazhe në të gjithë vendin.
“Tek primaret ne nuk lëvizim. Sepse “Primaret” janë ato që sjellin ndryshimin rrënjësor. Duhet të jetë milionere ajo forcë politike që të bëjë polle në gjithë Shqipërinë, sepse nuk kemi para. Në qoftë se përcakton vota, përcakton vota. Minimumi 1 milion euro. Urdhëro, bëjmë polle aty ku mund të bëjmë, por “Primaret” duhet të respektohen,” – deklaroi Berisha.
Në këtë formë, ai iu përgjigj Enkelejd Alibeajt dhe Gazment Bardhit të cilët propozuan për grupin e tij 6 parime për bashkëpunim në zgjedhjet vendore.
Ndër 6 pika është edhe zgjedhja e kandidatëve me “sistem pikëzimi”, që vjen 50% nga votat e anëtarësisë dhe 50% nga opinioni që ka “X” emër te opinioni publik, dalë nga sondazhet.
“Nuk mund të them që një poll është i barasvlefshëm me votën, se përndryshe nuk bëheshin zgjedhje pastaj. Mundet që Edi Paloka të ketë bërë propozimet e tij, por nuk mundet që polli të zëvendësojë votën. Unë jam i bindur që gjendet rruga. Po the unanimitet, e bllokove. Këtu s’ka asgjë kundër tyre në thelb. Por ata mund të dalin edhe si fraksion dhe unë do i respektoj ata,” – u shpreh kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut