Presidenti Meta përshëndet arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi të firmosur në SHBA
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur menjëherë marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, ku i pranishëm ishte dhe Donald Trump. Kreu i shteti shqiptar tha se zhvillimi i ditës së sotme është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve.
“E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, të negociuar nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Trump!
Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë”, shkruan Meta.
Marrëveshja ekonomike është përshëndetur edhe nga kryeministri Edi Rama si dhe nga shefi i opozitës, Lulzim Basha.
Euronews Albania ka siguruar marrëveshjen, e cila mori sot “bekimin” e liderëve politikë të Kosovës dhe Serbisë nën kujdesin special të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Lexoni gjithashtu:
Çfarë u nënshkrua në Uashington, Euronews Albania zbulon marrëveshjen Kosovë-Serbi
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës