“Ujmani dhe mini-shengeni”, Hoti sqaron pikat e nxehta të marrëveshjes në Uashington

4 Shtator 2020 | 17:40

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbajtur një konferencë për media pas nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë ku tha se në total, vendi do të përfitojë 1 miliard euro fonde për projekte që do të vihen në zbatim.

Z. Hoti tha se, kjo marrëveshje afron dy vendet drejt marrëveshjes finale për njohjen reciproke dhe për këtë shtoi se, do të diskutohet gjatë takimit që do të mbahet të hënën në Bruksel.

“Ta shohim këtë marrëveshje si hap të madh drejt njohjes reciproke. Falënderoj të gjithë liderët e Kosovës, presidentin dhe kryetarët e partive politike. Kjo është marrëveshje e popullit të Kosovës, jo e kësaj qeveri pasi janë zotime të popullit të Kosovës”, tha kreu i qeverisë së Kosovës.

Si pjesë e marrëveshjes tha z. Hoti është dhe pajtimi për të bërë studim feazibiliteti në bashkëpunim me SHBA për liqenin e Ujmanit, për mënyrën se si do të përdoret uji i këtij liqeni në të ardhmen si burim energjie dhe ujitjeje, duke përgënjeshtruar çdo mundësi për rindarje të liqenit si hapësirë gjeografike.

Kryeministri i Kosovës tha se pjesë e marrëveshjes është dhe hyrja e Kosovës në iniciativën rajonale të mini-shengenit, edhe pse të gjitha forcat politike në  Kosovë kanë pasur qëndrim kundër kësaj ideje. Por, ai tha se kjo ka qenë një kërkesë e presidentit Trump e cila është pranuar.

“Na është kërkuar nga presidenti Trump që të bëhemi pjesë e kësaj iniciative dhe e kemi pranu”, tha z. Hoti.

Në përfundim ai shtoi se dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka pranuar këtë marrëveshje pavarësisht se patë fillimisht një përplasje lidhur me çështjen e liqenit të Ujmanit.

Përfaqësuesja e AAK-së në delegacionin e qeverisë së Kosovës tha se, zotimi në marrëveshje është për të bërë bashkëpunim bilateral dhe jo trelateral me Serbinë.

 

Lexoni gjithashtu:

Çfarë u nënshkrua në Uashington, Euronews Albania zbulon marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan Donald Trump përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi si ‘historike’ 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026