Vrau bashkëfshatarin për pronat, lihen në burg 63-vjeçari në Pogradec
Gjykata e Pogradecit vendosi masën ‘arrest me burg’ për Fatmir Manellari, i akuzuar për vrasjen e Safet Hyskollari.
Më datë 7 Shtator të këtij viti, 63-vjeçari vrau bashkëfshatarin e tij Hyskollari në Pogradec për konflikt kufiri të pronave.
Ndërkohë para togave të zeza është përlotur duke thënë se vrasjen nuk e ka bërë me dashje.
Autori tha se gjithçka ndodhi në vetëmbrojtje, pasi ai u sulmua i pari nga Hyskollari.
“Nuk e kam bërë vrasjen me dashje. Janë kamerat, ai më sulmoi unë jam vetëmbrojtur. Ai më goditi me gur i pari në kurriz,” u shpreh Manellari i cili gjatë seancës qëndronte kokëulur dhe i përlotur.
Një konflikt disavjeçar për pronën i mori jetën para dy muajve shtetasit Safet Hyskollari nga fshati Gështenjas i Pogradecit.
Autori i ngjarjes Fatmir Manellari, bashkëfshatar me viktimën pas ngjarjes u arratis për afro dy muaj.
Sipas informacioneve, ai jetoi në pyll midis Maliqit dhe Lozhanit, ku humbi kontaktet dhe me familjarët e vet.
Pas dy muajve, u arrestua nga policia e Pogradecit në shtëpinë e vet, ku kishte shkuar për të marrë lekë për furnizime.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta