Sipërmarrësi: Çmimi i bukës nuk u rrit nga mielli, por për arsye të tjera

1 Nëntor 2022 | 17:56

Sipërmarrësi Adi Haxhiymeri deklaroi se çmimi i bukës nuk u rrit nga mielli.

Në një intervistë për Euronews Albania, Haxhiymeri u shpreh se bizneset e rritën çmimin për arsye të tjera.

“Ndërprerja ka dhënë efektet e veta. Brenda 24 orëve çmimi në bursë u rrit me 9%. Por në tregjet e përpunimit rezistojnë deri në momentin që duhet të riblejnë. Për momentin, për arsye të miellit, nuk ka rritje.

Arsye mund të ketë sa të duash, mund të jetë kursi i konvertimit, mund të jetë rritja e energjisë, ambalazheve, pagave, kosto të ndryshme. Për arsye të miellit nuk mund të ketë rritje të çmimit të bukës. Për momentin është kjo situatë”, theksoi ai.

Rusia ka njoftuar pezullimin e marrëveshjes që lejon Ukrainën të eksportojë grurë nga portet e saj të Detit të Zi.

Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB të shtunën, duke pretenduar se Ukraina kishte përdorur një korridor sigurie në Detin e Zi për të sulmuar flotën e saj.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026