Taksa e energjisë, Ibrahimaj: S’është taksë komuniste, po vendoset edhe nga BE-ja

2 Nëntor 2022 | 10:09

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj foli në Komisionin e Ekonomisë për taksën për energjinë duke sqaruar se po punojnë për të draftuar projekt ligjin i cili po konsultohet me grupet që do të preken.

“Nuk është një taksë komuniste, është një taksë që po vendoset nga pjesa më e madhe e vendeve të BE-së,” – tha ajo.

Ndërkohë sa i takon taksës për lojërat e fatit, Ibrahimaj tregoi se janë bazuar në historikun e mbledhjes së kësaj takse para pezullimit dhe llogaritja është bërë mbi atë historik.

Ibrahimaj tregoi se në fund të vitit të kaluar ishte gati strategjia afatmesme e të ardhurave e përpunuar me FMN-në që u hodh për konsultim publik.

Pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë u mor vendimi se nuk do të merret asnjë masë për këtë strategji.

“Unë uroj shumë që gjatë vitit të ardhshëm situata makroekonomike vendase dhe globale të fillojë të normalizohet, parashikueshmëria të fillojë të rritet dhe ne të rimarrim në diskutim të gjithë ata element të strategjisë afatmesme të të ardhurave të cilat ndër vite i kemi diskutuar,” – u shpreh Ibrahimaj.

Ajo tha se parashikohet një vlerë e madhe e rritjes së të ardhurave nga mirë administrimi, përgjegjësi dhe punë që i delegohet tatimeve dhe doganave, dy institucioneve taksambledhëse.

“Mendojmë që rezerva nuk mund të ketë për aq kohë sa ne kemi bërë këtë parashikim, madje ka risqe si për lart si për poshtë,” – tha ministrja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026