PD denoncon rastin, familja me gjashtë anëtarë detyrohet të jetojë në shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti

6 Shtator 2020 | 08:28

Partia Demokratike denoncoi të dielën tjetër rast qytetarësh që mbeten pa zgjidhje nga situata që la tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Kryetari i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi vizitoi nga afër shtëpinë e Eduart Hysës në fshatin Shpërdhet të Kurbinit nga ku denoncoi shpërfilljen e autoriteteve përballë vështirësive që po has ai.

Hysa, invalid, vetë i gjashti familjar, tregon se deri një javë më parë jetonte në çadër, vend në të cilin së fundmi ka ardhur në jetë dhe fëmija e tretë e tij.

Pas lindjes së fëmijës ai ka vendosur të rikthehet në banesën e dëmtuar, pasi siç tregon ai është e pamundur që t’i sigurohet mirëqenia një fëmije të vogël në çadër.

Hysa shprehet se banesa e tij u cilësua fillimisht e pabanueshme, ndërkohë që më pas me një vendim të dytë u tha se ishte pjesërisht e dëmtuar. Ai tregon se e ka të pamundur ta meremetojë shtëpinë pasi jeton vetëm me asistencën që i jepet nga invaliditeti.

“Kam tre fëmijë, më të madhin 9 vjeç, më të voglin 6 muajsh, fëmija ka lindur ne çadër edhe vetëm para 4 ditësh kemi dalë nga çadra, sepse nuk rrihet me fëmijë të vegjël në çadër. Jam invalid dhe marr kemp rreth 100 mijë lekë [të vjetra]… [ekspertët] të vijnë ta vlerësojnë [shtëpinë] ta rishikojnë, mos të na lënë këtu që të na zënë këto gërmadha brenda,” – apelon Hysa.

Prej më shumë se një jave opozita po denoncon raste të ndryshme familjesh të mbetura pa zgjidhje nga situata që la pas tërmeti i 26 nëntorit, i cili i mori jetën 51 personave.

Rastet e sjella nga PD-ja kanë qenë nga Thumana, Durrësi, Shijaku dhe së fundmi edhe nga Kurbini.

Opozita ka kritikuar vazhdimisht qasjen me vonesa të qeverisë për sa i përket programit të rindërtimit, ndërsa në disa dalje ajo ka vënë në diskutim edhe vetë projektet duke ngritur dyshimet për afera korruptive apo abuzime me fondet.

Në një intervistë për Euronews Albania, ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj i hodhi poshtë pretendimet. Ai këmbënguli se nuk ka pasur vonesa, dhe se problemet kryesore kanë ardhur për shkak të pandemisë. Megjithatë ai garantoi se brenda vitit 2020 një pjesë e madhe e familjeve të cilave iu dëmtuan shtëpitë do të kenë mundësinë të hynë në banesat e reja.

 

Lexoni gjithashtu:

PD sjell denoncimin e qytetarëve: Abuzojnë me fatkeqësinë, kërkuan para për të rritur vlerën e dëmit nga tërmeti

PD denoncon vështirësitë e jetesës në çadër të qytetares nga Thumana

PD denoncon rastin e familjes nga Fushë-Miloti, jetojnë në çadër prej 9 muajsh

Rindërtimi pas tërmetit, Ahmetaj: Nuk ka vonesa, por procedura. Brenda vitit shumë banorë do futen në banesa të reja

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026