Benjamin Netanyahu pritet të jetë sërish kryeminstër i Izraelit

2 Nëntor 2022 | 16:07

Ish-kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, duket se është gati për një rikthim të madh politik, pasi në Izrael u zhvilluan zgjedhjet e pesta në katër vite.

Sondazhet tregojnë qartë se Partia e tij Likud arriti të fitojë me një diferencë të vogël,  me ndihmën e aleatëve të rinj të ekstremit të djathtë – Partisë Fetare Zioniste.

“Ne jemi afër një fitoreje të madhe – kjo është tashmë e qartë. Rruga jonë, rruga e Likud, e ka treguar veten” u shpreh Netanyahu.

Kur të konfirmohet zyrtarisht , kjo fitore  do të nënkuptonte një mandat rekord të gjashtë si kryeministër për Netanyahun, një detyrë që ai e mbajti për 12 vjet përpara se të rrëzohej në 2021.

Blloku i krahut të djathtë do të siguroj të 61 ose 62 duke fituar një shumicë në parlamentin  me 120 vende.

Rivali kryesor i Netanyahut, kryeministri aktual Yair Lapid dhe kampi i tij parashikohet të fitojë 54 vende.

Lapid rrëzoi Netanyahun dhe i bëri thirrje votuesve  që të “ndalonin të djathtën ekstreme”.

“Derisa të numërohet vota e  fundit, asgjë nuk ka mbaruar asgjë nuk është përfundimtare ne do të presim me durim, për rezultatet përfundimtare” u shpreh Yair Lapid

Partnerët e rinj të Netanyahut, partia ekstremiste fetare mund të fitojë  13 ose 14 vende, duke u bërë partia e tretë më të madhe.

Sipas analistëve  nëse ky do të jetë rezultati, Izraeli është në rrugën  për t’u bërë Hungaria e Orbanit”, e cilësuar kohët e fundit nga be është përcaktuar  një “autokraci zgjedhore”.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026