Sveçla për vendimin për targat: SHBA-të nuk janë zhgënjyer me Kosovën

2 Nëntor 2022 | 16:54

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se nuk janë ftohur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se Uashingtoni nuk është i zhgënjyer, pas vendimit të qeverisë për shtyrje të pjesshme dhe jo të plotë për targat e automjeteve.

Në një intervistë për Euronews Albania, Sveçla u shpreh se kjo çështje do zgjidhet me faza, pas angazhimit dhe kërkesës së aleatëve.

Sipas tij, nuk është mos vullneti i qytetarëve serbë në veri të Kosovës që po e pengon këtë proces, por presidenti Aleksandër Vuçiç dhe grupet ekstreme në këto 4 komuna.

“Jam i bindur se nuk ka vend për zhgënjim. Kishim një vendim paraprak me të cilin kjo periudhë përmbyllej, por duke parë angazhimin e shtuar të aleatëve tanë në këtë drejtim dhe pas kërkesës së tyre, ne morëm vendim që këtë çështje ta zgjidhim me faza. Edhe me lloje të ndryshme të fazave, por edhe me faza të ndryshme kohore. Jam i bindur se e gjithë kjo ndërmarrje e Republikës së Kosovës, do të jetë e mjaftueshme që edhe kjo problematikë të zgjidhet një herë e përgjithmonë.

Arsyet për kërkesën për shtyrje të implementimit të këtij vendimi, realisht nuk përkojnë me realitetin në terren. Nuk është çështje e rezistencës apo mos vullnetit të qytetarëve që jetojnë në ato katër komuna. Është çështje e angazhimit kriminal të presidentit Vuçiç, qeverisë së Serbisë dhe grupeve ekstreme në veri të Kosovës, në mënyrë që qytetarët të frikësohen”, theksoi ai.

Më 28 tetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar planin – që pritet të zgjasë deri më 21 prill – për targat e makinave që lëshohen nga autoritetet serbe në qytetet e Kosovës.

Sipas planit, të gjithë pronarët që kanë makina me këto targa do të marrin paralajmërime nga 1 nëntori dhe kjo masë do të vazhdojë për tri javë – deri më 21 nëntor.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026