Zyla: Një PD e ndarë e ka të vështirë fitoren në zgjedhjet lokale
Juristi Julian Zyla është shprehur se ndarja mes dy grupeve të Partisë Demokratike favorizon palën tjetër, pra PS.
Në një intervistë për Euronews Albania, teksa u ndal te zgjedhjet lokale, Zyla theksoi se një PD e ndarë do e ketë shumë të vështirë të fitojë.
“Ndarja e një prej kampeve politike favorizon në mënyrë të qartë palën tjetër. Mosarritja e marrëveshjes është super e dëmshme.
Përsa i përket protestës së 12 nëntorit nuk besoj se ka ndonjë të re. Nuk është ndonjë arritje e madhe që ti po sjellë në protestë anëtarët e tu. Rama e ka treguar disa herë që i menaxhon protesta në mënyrën e duhur. Me një PD të ndarë gara bëhet me e lehtë për Veliajn”- tha ai.
Më tej ai nënvizoi se e vetmja gjë që dëmton një shumicë në demokraci kur ka një protestë është nëse ti reagon në mënyrë të gabuar kundrejt protestës.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës