Tre të vdekur dhe 92 të infektuar me Covid-19 në RMV
6 Shtator 2020 |
17:15
Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 92 raste të reja me Covid-19, ndërsa tre qytetarë kanë humbur jetën. Më shifrat e fundit, numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 15090.
Ministria e Shëndetësisë raporton se për shkak të coronavirusit që nga fillimi i pandemisë kanë ndërruar jetë 617 pacientë, ndërkohë 86 qytetarë i janë shtuar listës së të shëruarve në 24 orët e fundit.
Në Klinikën Infektive aktualisht po marrin trajtim mjekësor 87 persona, ku 53 prej të cilëve janë në oksigjeno-terapi.
Ndërsa në Spitalin “8 Shtatori” janë të shtruar 21 pacientë, kurse 2 prej tyre janë të intubuar.
Autoritetet shëndetësore ftojnë qytetarët të tregojnë kujdes dhe të respektojnë masat anti-covid.
Lajme të Sugjeruara
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta