Shqipëria gati për Lituaninë, Edoardo Reja: Do bëjmë disa ndryshime
Shqipëria kërkon suksesin e dytë në Ligën e Kombeve, pas fitores në Bjellorusi. Kuqezinjtë do të ndeshen të hënën me Lituaninë në orën 20:45 në “Air Albania”.
Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edoardo Reja flet me nota pozitive për kundërshtarët, por paralajmëron disa ndryshime në formacion, krahasuar me ndeshjen e së premtes.
“Është një ndeshje e ndryshme, e vështirë. Lituania luan mirë me topin, është e shpejtë nga krahët. Kam besim te ekipi im. Do më duhet të bëj disa ndryshime. Do jem shumë i kujdesshëm në zgjedhjet e mia”, tha Reja.
Tekniku italian tregon se skuadra e ka lënë pas suksesin në Bjellorusi dhe nuk ka aspak vend për eufori.
“Rruga është e gjatë. Nuk mund të them se kemi eufori, pasi kemi nisur menjëherë të përgatisim ndeshjen e radhës”, shtoi trajneri.
Vlerësim maksimal dhe nga kapiteni Elseid Hysaj, i cili e pranon se nuk do të jetë një ndeshje aspak e lehtë, duke vënë në dukje cilësitë që kanë kundërshtarët.
“Është pak e vështirë në aspektin fizik, pasi kemi pak ndeshje që kemi luajtur. Po mundohemi të rikuperohemi dhe të jemi në 100% për këtë ndeshje. Kemi parë disa video të Lituanisë. Janë një ekip që i pëlqen të luajë topin. Duhet të kemi kujdes në mbrojtje. Ata me sulmuesit që ngrihen shumë, do të na lënë hapësira për të sulmuar”, u shpreh Hysaj.
Shqipëria synon që të arrijë fitoren e parë në stadiumin e ri “Air Albania”, pasi në ndeshjen hapëse, kuqezinjtë u mundën 0-2 nga Franca.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus