Nis procesi i Berlinit, të pranishëm liderët e rajonit
Mëngjesin e së enjtes ka nisur “Procesi i Berlinit” në Gjermani.
Të pranishëm ishin liderët e 6 vendeve të rajonit, të cilët u pritën nga kancelari Olaf Scholz. Zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian ishin të pranishëm gjithashtu.
Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ishte e pranishme në Berlin nga ku raportoi se Scholz do të drejtojë për herë të parë këtë proces, iniciativë e paraardhëses së tij, Angela Merkel.
Pas fjalës së mikpritësit të takimit, fjalën do e ketë Ursula Von der Leyen, tha Shehu.
Tema kryesore e sesionit të parë është bashkëpunimi rajonal, çështjet e emigracionit, por dhe tregu i përbashkët.
AGJENDA:
09.15 – Hapja e samitit “Procesi i Berlinit 2022”.
Fjalë e hapjes nga z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë.
Fjalë e znj. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian.
09.30 – Sesioni i parë i punës “Bashkëpunimi Rajonal (përfshirë Çështjet e Migracionit) dhe Tregu i Përbashkët Rajonal”
10.20 – Foto zyrtare
10.50 – Sesioni i dytë i punës “Sigurimi i furnizimit me energji dhe gjetja e burimeve të reja energjetike”
11.45 – Ceremonia e nënshkrimit të tre marrëveshjeve rajonale për lëvizshmërinë
12.00 – Takim zyrtar me përfaqësues të Forumit Rinor dhe atij të Shoqërisë Civile
14.15 – Konferencë e përbashkët për shtyp nga Kancelari Scholz, Presidentja e Komisionit të BE-së Von der Leyen dhe z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, si mikpritësi i Samitit të ardhshëm të Berlinit
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur