Marrëveshja Kosovë-Serbi, Berisha: U betonua marrëdhënia e mirë dhe pavarësia e Kosovës

7 Shtator 2020 | 07:23

“Marrëveshja e firmosur pak ditë më parë mes Kosovës dhe Serbisë është jashtëzakonisht e mirë,” – kështu e ka cilësuar kryetari i shoqatës panshqiptare “Vatra”, Elmi Berisha konsensusin e firmosur nga kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç ditën e premte në Washington.

Gjatë një interviste për Euronews Albania, Berisha shton se “për herë të parë, SHBA e betonuan marrëdhënien e tyre miqësore, për herë të parë u betonua pavarësia e Kosovës, nuk ka me kthim pas”.

Duke komentuar takimin e sotëm në Bruksel mes palës serbe dhe asaj kosovare, Berisha shprehet se dhe ai paraqet rëndësinë e vet. Madje shkon edhe me larg, duke dhëne parashikimin e tij se kur do të ndodhë njohja e plotë e Kosovës.  

“Shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë më mirë të pozicionuar politikisht në historinë tonë… Brukseli është Bruksel dhe normal që nuk duhet të nënvleftësohet… Por pavarësia do të ndodhë brenda presidencës Trump, 12 muajt e ardhshëm,” – thotë Berisha.

Në fund, veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar në SHBA jep komentin e tij mbi kundërshtimin e pikave të marrëveshjes Kosove-Serbi, prej ndonjë vendi siç ka qenë rasti i Turqisë, por edhe nga forca të ndryshme brenda qarqeve të politikes së Kosovës.

“Çfarë thotë Turqia nuk mendoj se është shumë e rëndësishme në këto momente për ne. Çfarë thotë Uashingtoni zyrtar është jetike për shqiptarët. Besoj se kësaj radhe duhet të jenë shumë të kujdesshëm ta japin mendimin e tyre për ketë marrëveshje ekonomike që ka qene e domosdoshme. Prandaj duhet të jenë të kujdesshëm në vlerësimet e tyre, sepse kjo është një ndër arritjet më të mëdhaja që e kemi marrë në pesëmbëdhjetëvjeçarin e fundit,” – tha Berisha.

 

Lexoni gjithashtu:

Gazetari Enver Robelli: Marrëveshja e Uashingtonit ‘show elektoral’ i Trumpit

Mimoza Kusari Lila: S’mund të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi nëse nuk dallohet kush ishte agresori dhe kush viktima

​Hoti: SHBA dhe BE janë të koordinuara për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

Kosova shteti i parë me shumicë myslimane që do të hapë ambasadë në Jerusalem

Turqia kundërshton hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026