Marrëveshja ekonomike në Uashington, analistët: Kosova duhet të jetë e kënaqur nga partneriteti me SHBA-në
Marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë, nga analistët në Prishtinë cilësohet e rëndësishme dhe e balancuar për të dyja vendet.
“Marrëveshja është e tillë që i ka pikat e veta pozitive. Ka ndonjë pikë negative e cila mund të kontestohet, të diskutohet në Prishtinë e të përmirësohet më pas, por gjithsesi mendoj se është një marrëveshje pozitive për Kosovën”, thotë Rrahman Paçarizi, analist politik.
Sidoqoftë, në këndvështrimin e tij, analisti Paçarizi thotë se disa prej pikave pritet të ngjallin debat në Prishtinë dhe një prej tyre është moratoriumi për një vit për të ndaluar aplikimin për pranim në organizatat ndërkombëtare.
“Mirëpo mendoj se njëfarëlloj shpjegimi ka, sepse diplomacia kosovare ka dështuar në planin ndërkombëtar, natyrisht.
Ka dështuar të forcojë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës. Ka dështuar bashkë me politikat që të prezantohet në botë në mënyrën e duhur në mënyrë që t’i bindë shtetet e veçanta të botës, por edhe organizatat ndërkombëtare se Kosova është shtet serioz që meriton dhe duhet të pranohet në ato organizata.
Për këto arsye, Kosova është e detyruar që në fund, edhe formalisht, ta pranojë disfatën diplomatike”, thotë analisti.
Çështja tjetër është ajo e liqenit të Ujmanit, për të cilin Paçarizi, ndryshe nga shumë analistë të tjerë, nuk e vlerëson problematike, pasi 70% e tij shtrihet në Kosovë e 30% në Serbi, ndërsa një kompani amerikane do të bëjë fizibilitetin mbi të cilin do të ndahen resurset.
“Është arritur një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë. Është me rëndësi që Kosova i është rikthyer partneritetit me SHBA-në, deri në masën sa SHBA-të i siguruan edhe një njohje të rëndësishme Kosovës”, shprehet Paçarizi.
Që kjo marrëveshje në Uashington nuk ishte ajo që priste Kosova, bazuar në deklarimet e kryeministrit Hoti se shkon atje për njohje reciproke, e thotë edhe analisti Zekirja Shabani.
Megjithatë, ai e cilëson si marrëveshje të padëmshme për vendin, madje në disa aspekte sheh zhvillim, sidomos në aspektin ekonomik.
“Ta zëmë, për të udhëtuar me aeroplan nga Kosova në Serbi domosdo duhet të njihen pasaportat. Për të shtruar autostradën nga Nishi në Merdare duhet të përcaktohet vija se ku është Kosovë e ku është Serbi.
E për të vazhduar edhe hekurudhën, duhet të përcaktohet e kujt është pjesa veriore ku ende ka telashe politike që nuk është vendosur as në Bruksel, as në marrëveshjen e fundit në Uashington se kush do ta financojë fillimisht e pastaj kush do t’i menaxhojë punimet në këtë pjesë të Kosovës”, thotë Zekirja Shabani, analist i ekonomisë.
Sa i përket bisedimeve në Bruksel, analistët kosovarë nuk presin shumë.
“Unë pres që ne Bruksel, edhe z. Hoti edhe z. Vuçiç të shkojnë me qëndrime goxha të qarta në zotimin për zbatimin e këtyre marrëveshjeve, tashmë të nënshkruara nga viti 2011 në Bruksel dhe të mos kemi më negociata për zbatim të marrëveshjeve, por të kemi hapa konkretë drejt zbatimit”, shprehet Shabani.
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë