Vuçiç për Euronews Albania: Ambasada në Jerusalem, mbrojmë interesat e Serbisë. Përparime dialogu me Kosovën
Pas takimit të Uashingtonit, ku Serbia dhe Kosova firmosën marrëveshje bashkëpunimi ekonomik si dhe njohjen e ndërsjellë të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, udhëheqësit e dy vendeve u takuan sot në Bruksel, me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ku konfirmuan sërish përkushtimin e tyre ndaj integrimit në BE.
Në një deklaratë të mëparshme, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se ky takim do të vlente edhe për të parë se deri në ç’pikë e ndikon marrëveshja e Uashingtonit rrugëtimin e dy vendeve në BE. Në lidhje me hapjen e ambasadave në Jeruzalem, Stano tha se asnjë nga shtetet e BE-së nuk ka ambasada në Jeruzalem dhe BE pret që vendet që aspirojnë t’u bashkohen të ndjekin të njëjtën linjë të politikës së jashtme. Ai shtoi se rrugëtimi i vendeve për në BE nuk minohet, por nëse vendosin të marrin vendime që mund të vënë në dyshim qëndrimin e përgjithshëm të BE-së ndaj çështjes së Jeruzalemit, atëherë kjo do të ngrinte shqetësime dhe keqkardhje.
Pasi doli nga takimi i sotëm, presidenti serb u pyet nga gazetari i Euronews Albania në Bruksel, Ernest Bunguri, nëse do ta hapte Beogradi ambasadën në Jeruzalem duke dalë kështu kundër qëndrimit të BE-së.
“Serbia nuk e ka hapur atë kapitull. Por po bëjmë sa mundemi që të jemi në një linjë me deklaratat e BE-së, me rezolutat e BE-së. Por sigurisht, ndjekim interesat tona. Dhe do ta bëjmë gjithnjë. Kemi vetëm një atdhe që e duam më shumë, që është Serbia. Dhe do të kujdesemi për interesat tona, për të mirën e popullit tonë. Kaq”, tha Vuçiç.
Ernest Bunguri: Çfarë ndodhi në takim, nëse mund ta thoni me dy fjalë në anglisht, ju lutem? Cili ishte rezultati i takimit?
Aleksandar Vuçiç: Për cilën media punoni?
Ernest Bunguri: Euronews Albania.
Aleksandar Vuçiç: Euronews Albania? Në rregull. Shumë mirë. Mund të them që nuk ishte takim i lehtë. Nuk është lajm i ri ky, por të paktën arritëm të përmirësojmë e të shtojmë konsensusin e ndërsjellë në disa çështje. Së pari, me personat e zhdukur, me personat e dëbuar, dhe në lidhje me çështjen ekonomike, të cilat kanë rëndësi shumë të madhe për ne. Në lidhje me paragrafin për të cilin ramë dakord në Uashington, mini-Shengenin, dhe pjesëmarrjen e Prishtinës në mini-Shengen, një projekt me shumë rëndësi për të gjithë ne, mendojmë se do t’u bëjë mirë të dy popujve, serbëve e shqiptarëve, dhe mendojmë se është lajm i mirë. Në lidhje me çështjet e tjera, problemi kryesor ishte asocimi i komunitetit të serbëve, formimi i komunitetit serb, dhe jemi shtatë vite e gjysmë me vonesë në lidhje me këtë pikë. Ramë dakord për zbatimin, për një plan veprimi, që para pesë vitesh. Dhe ende nuk është bërë gjë. Çështja tjetër është ajo e pronave, e deklaratave të njëjta mbi një pronë. Do të shohim se si mund të përparojmë, sepse është një nga çështjet më të vështira për të gjitha palët, për të gjitha grupimet. Faleminderit.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta