Destinacioni i fundit i Ballkanit, skuadra e Ilir Dajës mbyll aventurën europiane

3 Nëntor 2022 | 17:21

Ballkani zhvillon ndeshjen e fundit në Konferenc Lig, teksa përballë ka skuadrën e Kluzhit.

Grupi G udhëhiqet nga turqit e Sivasporit, më pas Kluzhi, Slavia e Pragës dhe në vendin e katërt, tashmë e eleminuar Ballkani. Ndeshja e parë ndaj skuadrës rumune u mbyll në barazimin 1-1, teksa e gjithë vëmendja është në Pragë, aty ku Slavia vendase pret Sivasporin.

Roma do të kërkojë fitoren përballë Ludogorets në mënyrë që të vijojë aventurën në Europa Lig, teksa Betis ka siguruar kalimin më tej. Edhe skuadra tjetër italiane e qytetit, Lacio ka një ndeshje të vështirë përpara, atë ndaj Fejnordit.

Në grupi A të Europa Ligës, Arsenali i Mikel Artetës udhëheq me 12 pikë, ndërsa ndalesa e fundit është Zyrihu. Topçinjtë tashmë kanë siguruar kalimin në fazën me eleminim direkt. Mançester Junajtid dhe Sociedad janë dy të kualifikuarat e grupit E.

Djajtë e kuq vijnë me 4 fitore dhe 1 humbje, ndërsa java e 6 I vendos përballë njëra-tjetrës. Spanjollët kanë një ecuri më të mirë me 5 fitore, 10 gola të shënuar dhe 1 të pësuar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes

Ildi Gruda i dha fitoren Egnatias ndaj Breidablikut, në ndeshjen e kualifikimit për Champions League, ndërsa pas ndeshjes foli në një intervistë ekskluzive për Euronews...
13:48 | 14/07/2025

Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën

Edhe pse Vllaznia humbi 0-1 ndaj Daugavpils në ndeshjen e parë në Elbasan Arena, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Konferencës, presidenti Alban...
12:32 | 14/07/2025

“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi

Gjithmonë e më shumë po afron koha e ekipeve shqiptare që do të performojnë në Europë, ndërsa kjo ishte një prej temave të emisionit në...
18:52 | 30/06/2025