Spahiu: Edi Rama të paditet nëse përdori charter-in për udhëtime personale

3 Nëntor 2022 | 17:54

Juristi Kreshnik Spahiu tha se ndaj kryeministrit Edi Rama duhet të hapet procedim penal nëse verifikohet që ka udhëtuar me charter për arsye personale dhe jo për të përfaqësuar Shqipërinë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu theksoi se udhëtimet që bëjnë kryeministri dhe ministrat duhet të bëhen transparente për publikun shqiptar.

“Rama  nuk mund të injoroj opozitën shqiptare, nuk mund të fshihet pas akuzave që unë nuk i përgjigjem Berishës. Unë mendoj se transparenca e shpenzimeve për transportin e kryeministrin dhe ministrave duhet bërë.

Unë kam një pyetje, këto udhëtime Rama i ka bërë që të shkojë në plazh apo të shkojë për të përfaqësuar Shqipërinë.  Nëse ka shkuar në plazh me charter me bashkëshorten e familjen ndaj tij duhet të hapur procedim penal”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023