E “harroi” në burg padrejtësisht, emigranti depoziton kallëzim ndaj prokurorit

7 Shtator 2020 | 14:35

Ankesat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë sa vijnë e shtohen. Euronews Albania sjell sot denoncimin e një të dënuari për të cilin gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm, por ai qëndroiqeli edhe për 2 muaj e 10 ditë të tjera, në kundërshtim me çdo dispozitë ligjore.

Florian Gorreja jeton prej 20 vitesh si emigrant në Greqi. Në vendlindje nuk erdhi për pushime por për t’u përballur me drejtësinë shqiptare. Në vitin 2016, ai dënohet në mungesë me 2 vite burg për vjedhje në bashkëpunim të një guroreje në qytetin e Sarandës, ngjarje e ndodhur në dhjetor të 2014-ës.

Për këtë fakt ai nuk ishte në dijeni deri kur policia greke në bazë të një urdhri të Interpol Tiranës, e arrestoi duke e mbajtur në qeli për llogari të autoriteteve shqiptare. Floriani thotë se, është i pafajshëm pasi në Shqipëri është dënuar vetëm me deklarimet e një bashkëfshatari në Lushnjë, i cili nën presionin e policisë deponoi emrin e tij si bashkëpunëtor dhe më pas e tërhoqi publikisht por edhe tek noteri.

Si të mos mjaftonte kjo, teksa mbahej në burg në Greqi, Gjykata e Sarandës i pezulloi dënimin më 22 qershor të këtij viti, megjithatë autoritetet shqiptare nuk morën asnjë masë për të zbatuar vendimin deri kur u ekstradua në fillim të gushtit. Megjithëse me një vendim për lirim të menjëhershëm për çudi Floriani qëndroi në burg deri më 3 shtator, duke u mbajtur pas hekurave për 2 muaj e 10 ditë, pasi prokurori nuk ekzekutoi vendimin.

“Kuptohet që janë shumë të rënda, si nga ana psikologjike, ana shpirtërore, humba punën në Greqi, humba jetën. Kam kallëzuar prokurorin Sali Hasa në të gjitha organet e drejtësisë, do kërkoj dhe dëmshpërblimin për të gjithë këtë që me ka ndodhur dhe kërkoj të merret masë ndaj këtij prokurori”, shprehet Florian Gorreja.

38-vjeçari thotë se do të kërkojë pafajësinë në një proces tjetër pasi krahas tërheqjes së bashkëfshatarit që e futi në këtë “mesele” , ka fakte të pakundërshtueshme, përshirë të dhënat e sistemit TIMS.

“Në kohën kur ka ndodhur ngjarja unë kam qenë në punë në Greqi në Selanik, e vërteton dhe pronari që ka ardhur ka dëshmuar në Gjykatën e Sarandës, e vërtetojnë e siguracionet dhe dokumentet e mia”, shton ai. “Uroj që mos t’i ndodhi kujt kjo që më ndodhi mua”, përfundon Floriani.

Euronews Albania insistoi të komunikonte me prokurorin e çështjes në fjalë, por kjo ishte e pamundur, pasi nuk iu përgjigj as telefonatave dhe as mesazheve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026