Arbitrazhi për rrugën Tiranë-Elbasan, PD: Shteti shqiptar do të paguajë 44mln euro
Një ditë pasi Partia Demokratike denoncoi humbjen e një gjyqi në Gjykatën e arbitrazhit, dhe se shteti shqiptar duhet t’i paguajë kompanisë greke AKTOR, 44 milionë euro, selia blu ka vijuar sërish akuzat për këtë çështje.
Ish-deputetja AlbanaVokshi ka publikuar faturat ku kompania “Inerte Express” në pronësi të Edmond Begos, ka përfituar 10 milionë euro si nënkontraktor për punimet në autostradën Tiranë-Elbasan. Sipas saj, Bego ka qenë i dënuar për trafik droge, dhe ligji shqiptar nuk e lejon që të përfitojë fonde publike.
“Trafikanti i drogës Edmond Bego e ka të ndaluar nga ligji i prokurimeve publike që të marrë pjesë në tenderë. Sipas ligjit asnjë i dënuar për trafik droge nuk mund të përfitojë para publike. Por, kur një trafikant është mik i Taulant Ballës, ligji shkelet me të dyja këmbët nga qeveria e Edi Ramës, duke i bërë dhuratë atij 10 milionë euro”, tha deputetja Vokshi.
Më herët gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe Ministria e Infrastrukturës dhe energjisë. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ajo shprehet se ishte ky institucion që i ka denoncuar i pari aferat korruptive me kontratën e rrugës Tiranë Elbasan, të bëra nga drejtorët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në kohën kur kjo e fundit drejtonte këtë ministri.
“Me ndryshimin e drejtimit politik, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në shtator dhe tetor 2017 kërkoi realizimin e auditeve financiare në ARRSH për këto problematika. Auditet e realizuara nga MIE dhe MFE, gjatë dhjetorit të vitit 2017, shpallen si jo të ligjshme dhe në tejkalim të kompetencave amendimet e kontratave të realizuara nga ARRSH. Mbi bazë të këtyre gjetjeve u bënë edhe kallëzime në prokurori për drejtuesin e Njësisë së Menaxhimit të Projektit dhe ARRSH, ku nga ana e Prokurorisë u bënë edhe arrestimet përkatëse”, thuhet nw reagimin e Ministrisw sw Infrastrukturws.
Menjëherë pas këtyre akuzave ka reaguar edhe Lëvizja Socialiste për integrim. Duke publikuar një letër, që ish-ministri Haxhinasto i drejtonte Kryeministrit Rama në vitin 2016 lidhur me problematikat me kompaninë greke, LSI shprehet se përgjegjës për prishjen e kontratës janë zyrtarët socialistë, ish-ministri i financave Arben Ahmetaj dhe ish drejtori i ARSH-së Afrim Qendro.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta