Krimi dhe emigrimi ilegal, Çuçi: Shqipëria po punon me Europën
Kriminaliteti, trafiku dhe emigrimi i paligjshëm janë sfidat me të cilat po përballet Europa sot, për shkak të konflikteve në lindje dhe në Afrikë. Ministrat e brendshëm europianë thonë se do të angazhohen për t’i minimizuar këto fenomene.
Ministrat e brendshëm të Bashkimit Europian dhe Ballkanit janë bërë bashkë në Tiranë për të folur për pasiguritë dhe sfidat që po kalon Europa sot.
Ministri Blendi Çuçi tha se mundësitë për rritjen e kriminalitetit dhe trafikimit janë rritur, nga konflikti Rusi-Ukrainë.
Cuci foli edhe emigrimin e paligjshëm, i cili është rritur në Bashkimin Europian me flukse që lëvizin nga Afrika dhe Lindja mesme.
“Shqipëria ka dhënë e po jep një kontribut të qenësishëm në përballimin e flukseve migratore që vijnë tranzit në vendin tonënga Afrika dhe Lindja e Mesme, me destinacion final Bashkimin Europian. Në këtë pjesë dua tëtheksoj gjithashtu faktin, se bashkëpunimi ynë me FRONTEX është një histori suksesi ndonëse nuk jemi ende vend anëtar i BE”, tha Çuçi.
Ministrat e Brendshëm u zotuan se do të jetën bashkë dhe me mekanizmat që do të ndërmarrin, do të përballojnë sfidat e kohës.
LEXONI GJITHASHTU
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West