Emigrantët rrëfehen për DailyMail: Kokë turku për politikën “e dështuar” britanike

4 Nëntor 2022 | 10:54

Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe akuzuan qeverinë se i ka bërë ata “koka turku” për politikën “e dështuar” të emigracionit të Britanisë së Madhe.

Daily Mail ka shkruar për disa shqiptarë që jetojnë në Londër të cilët kanë kritikuar pretendimet e Home Office se ata po “luanin” me sistemin.

Emigrantët thanë se ishin larguar nga Shqipëria për një jetë më të mirë, për të punuar shumë dhe për të paguar taksat rregullisht, ndërsa këmbëngulnin se nuk pretendonin përfitime dhe nuk ishin “gangsterë apo hajdutë”.

Duke folur jashtë një kafeneje në veri të Londrës, burrat pohuan se ishin viktima të racizmit dhe po shënjestroheshin qëllimisht nga qeveria britanike për të larguar vëmendjen nga trajtimi i dobët i kalimeve të emigrantëve.

Ervis Abdullaj, 39 vjeç, pronar i 01 Café Bar dhe një nga rreth 150 mijë shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar u shpreh se shqiptarët po largohen për një jetë më të mirë dhe nuk ka pse të ketë asnjë problem me këtë.

“Shumë njerëz kanë ardhur nga vende të tjera, por askush nuk ankohet për ta. Unë punoj pothuajse 18 orë në ditë dhe si shumë shqiptarë në Britaninë e Madhe dua të kem një jetë të mirë për veten time. Qeveria britanike thjesht po përpiqet të na fajësojë ne për problemet e saj. Nuk është faji ynë që nuk mund të bashkohet dhe të bëjë diçka për krizën e emigrantëve. Kështu që është më e lehtë t’i lidhësh të gjitha me shqiptarët,” – shtoi ai.

Bandat shqiptare në Britaninë e Madhe janë akuzuar për kontrabandën e njerëzve dhe kontrollin e pjesëve të mëdha të tregjeve të marijuanës dhe kokainës në vend.

Dritan Doda, 49 vjeç, i cili drejton një kompani ndërtimi tha se shqiptarët nuk përbëjnë të vetmin komunitet të përfshirë në tregti droge.

“Kam 25 vjet që jam në Britani dhe nuk e di pse tani fajësohen shqiptarët për gjithçka. Ne jemi një komunitet i vogël në Mbretërinë e Bashkuar, por aktualisht jemi duke u fajësuar për të gjitha problemet e mëdha. Është racizëm për mendimin tim sepse është më e lehtë për Qeverinë të na fajësojë ne sesa të marrë përgjegjësi,” – u shpreh ai.

Ndërtuesi Ermond Dena, 50 vjeç, i cili ka qenë në Britani për 10 vitet e fundit u intervistua gjithashtu dhe tha se shumë komunitete kanë kriminelë dhe tregtarë droge. Për të nuk ka asnjë arsye pse të fokusohemi vetëm te Shqipëria.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026