Navalny del nga koma, kritiku i Kremlinit reagon dhe merr frymë pa aparatura
Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny ka dalë të hënën nga gjendja e komës dhe ka reaguar ndaj thirrjeve të mjekëve.
Lajmin e ka bërë të ditur spitali gjerman ku ai po mjekohet që kur u dërgua në Berlin muajin e kaluar, pasi humbi ndjenjat gjatë një udhëtimi nga qyteti siberian i Tomskut drejt Moskës.
Sipas njoftimit të spitalit të kryeqytetit gjerman, gjendja e Navalnyt po përmirësohet dhe ai po merr frymë pa ndihmën e aparaturave.
Ndërkohë, është ende herët për të matur efektet afatgjata të helmimit, kanë deklaruar mjekët.
Më herët gjatë muajit, vetë kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se nga testet toksikologjike kishte rezultuar se Navalny ishte helmuar nga një agjent nervor i llojit Noviçok, i njëjti që u përdor për të helmuar ish-agjentin rus Sergei Skripal dhe të bijën në vitin 2018 në Angli.
Nga ana e saj, Moska zyrtare pretendon se nga ekzaminimet e mjekëve rusë nuk janë gjetur gjurmë helmimi.
Incidenti ka vënë në dyshim të ardhmen e projektit gjermano-rus “Rrjedha e Veriut 2”, me shumë zyrtarë që bëjnë thirrje anulimin e projektit, derisa Rusia të ndihmojë në sqarimin e rrethanave të helmimit të Navalnyt.
Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)