Çfarë do u ofrojnë PD e PS të rinjve nëse marrin Bashkinë e Tiranës?

4 Nëntor 2022 | 19:17

Në emisionin “Rinon”, i cili startoi ditën e sotme në Euronews Albania, deputeti socialist Arben Pëllumbi dhe kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë Belind Këlliçi nga PD, treguan se çfarë do u ofrojnë të rinjve nëse do fitojnë zgjedhjet lokale të 2023.

Pëllumbi u shpreh se gjatë mandateve të tyre kanë pasur një vizion të qartë ekonomik ndërsa shtoi se kanë ndërtuar deri më tani 40 shkolla të reja.

“Besoj se Bashkinë do e marrë PS për hir të faktit se kemi treguar  që kemi pasur një vizon përsa i përket zhvillimit ekonomik, cilësisë së mjedisit. Kemi bërë 40 shkolla të reja”- u shpreh Pëllumbi.

Nga ana tjetër Këlliçi tha të rinjve do u ofronte një model të ri ekonomik që të rrinë në Tiranë e të mos largohen nga Shqipëria.

“Fokusi kryesor është te të rinjtë, kjo është një nga arsyet kryesore që kam hyrë në garën për kreun e Bashkisë. Kam hyrë për të dhënë shembullin tim. E vetmja mënyrë se si ndërrohet realiteti është përmes aktivizmit dhe shembullit personal. Ka pasur  vetëm një qendër  rinore në Tiranë dhe është shembur nga Bashkia e Tiranës për të ndërtuar një pallat. Të rinjve do u ofroja një model ekonomik për të qëndruar në Tiranë, dhe për të vazhduar jetën këtu”- tha Këlliçi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Për çfarë premtimesh s’e mbajti fjalën Bardh Spahia? Ulqinaku përgjigjet në RinVote

Izmira Ulqinaku, kandidate e “Bashkë Fitojmë” për këshillin bashkiak Shkodër tha në emisionin RinVote në Euronews Albania se mandati i Bardh Spahisë i fituar nga...
19:50 | 05/05/2023

Ismail Uka: Ja përse do të fitoj zgjedhjet për bashkinë Dibër

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Bashkinë e Dibrës, Ismail Uka është shprehur i  bindur se do të fitojë zgjedhjet e14 majit. Në një intervistë për RinVote”...
20:50 | 28/04/2023

Lavdrim Krrashi bën premtimin: Ja kur përfundon rruga e Arbrit

Deputeti i PS-së Lavdrim Krrashi, ka premtuar se Rruga e  Arbrit do të përfundojë në shtator të këtij viti. I ftuar në emisionin “RinVote” në...
20:13 | 28/04/2023