Prej 2 ditësh flakët shkrumbojnë zonën e mbrojtur të Bredhit të Drenovës
Vazhdojnë të jenë prej dy ditësh aktive vatrat e zjarreve në zonën e mbrojtur të Bredhit të Drenovës në afërsi të Gurit të Cjapit në qarkun e Korçës.
Terreni i thyer malor e bën të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse ndaj edhe për këtë prej shumë orësh forca të shërbimit zjarrfikës, të shërbimit pyjor dhe punonjës të ndërmarrjes së shërbimeve të bashkisë Korçë janë duke punuar në terren për izolimin e flakëve por era e fortë nuk i favorizon punonjësit duke e bërë të vështirë izolimin e vatrave.
Nga ana tjetër vatrat e zjarrit në pikën turistike të Moravës janë shuar plotësisht që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Burime bëjnë me dije, se punonjësit e bashkisë janë duke mbajtur nën kontroll edhe vatrat e zjarreve edhe në pyjet e fshatit turistik të Dardhës.
Në terren janë të angazhuara edhe forcat e ushtrisë, kryesisht në zonën e mbrojtur të Bredhit të Drenovës, atje ku situata paraqitet më e vështirë. Në të dy rastet e zjarreve policia ka filluar hetimet, pasi ka dyshime se kanë qenë të qëllimshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta