Angoni: Zjarret në Shkodër jo vetëm natyrore, por edhe të qëllimshme

9 Gusht 2022 | 11:03

Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni deklaroi se dita e djeshme ishte kritike për Shkodrën sa i takon zjarreve.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Angoni theksoi se zjarret nuk janë vetëm natyrore, por dyshohet se janë edhe të qëllimshme.

“Dita e djeshme ishte një ditë kritike në qarkun e Shkodrës, ku kishim 11 vatra zjarri. Para pak ditësh kishim edhe Bashkinë e Vaut të Dejës ku kaloi një situate tepër të vështirë të zjarreve dhe jo të gjitha zjarret janë natyrore.

Në këto momente, kemi raportime për 8 banesa të pabanuara në Malësinë e Madhe që janë dëmtuar, në Bërdicë është rrezikuar një banesë. Po. Ka nga shkaqe natyrore, por mendohet që janë edhe zjarrvënie të qëllimshme. Policia po operon, i bëj thirrje prokurorisë që të jetë bashkëpunuese dhe të vejë para përgjegjësisë personat”, deklaroi prefektja.

Dy vatra zjarri janë ende aktive në fshatin Vilez në Shkllak dhe në Malin e Jushit. Gjatë paradites së sotme, pritet të fillojë edhe bilanci i dëmeve të shkaktuara.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026