Emigrimi, Hoxhaj: Institucionet në Britani të paafta për të trajtuar si problem

5 Nëntor 2022 | 11:48

Andi Hoxhaj, ekspert integrimi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se institucionet britanike nuk kanë qenë të afta për të adresuar problemin me fluksin e emigrantëve.

Ai tha se edhe trajtimi që po u bëhet shqiptarëve, të cilët tentojnë të futen ilegalisht në Britaninë e Madhe, ka nuancë politike.

“Në Britaninë e Madhe thuhet nga statistikat se shqiptarët përbëjnë popullsinë më të madhe në burgjet britanike për nënshtetasit e huaj. Narrativa është ndërtuar që këtë vit kanë ardhur 10 mijë burra shqiptarë, 12 mijë në përgjithësi me varka, është spekuluar që këta do përfshihen në krimin e organizuar. Ka një nuancë politike e gjithë kjo. Institucionet britanike nuk e kanë adresuar në kohë fluksin e emigrantëve dhe nuk kanë qenë të afta për ta adresuar si problem”, u shpreh ai.

Hoxhaj shtoi se politikanët bëjnë çfarë thonë sondazhet dhe janë kundër emigrantëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026