Spanjë, mijëra mësues në radhë për të kryer testet e COVID-19

8 Shtator 2020 | 10:49

Para nisjes së vitit të ri shkollor mijëra mësues iu nënshtruan testeve COVID-19 në Madrid. Testet masive të planifikuara nga qeveria rajonale e Madridit duhej të mbylleshin më herët  pasi qendrat e caktuara për të kryer ekzaminimet u mbingarkuan nga mijëra mësues që e gjetën veten në radhë për orë të tëra dhe në pamundësi  të respektonin pa distancë sociale.

Ndërsa Spanja që regjistron numrin më të lartë të rasteve COVID-19 në Evropën perëndimore, zyrtarët janë përpjekur të mbajnë nën kontroll frikën se shkollat mund të kthehen në qendra për infeksion masiv, por paqartësia midis një pjese të popullsisë mbetet e lartë.

Mësuesit do të përballen me sfidën për të përshtatur metodat e tyre të mësimdhënies me rregulloret e qeverisë rajonale dhe udhëzimet e lëshuara javën e kaluar.

“Gjithçka që ne bëjmë do të ndryshojë. Nga mënyra se si shkojmë në shkollë, mënyra se si largohemi, nxënësit nuk do të jenë në gjendje të bëjnë projekte në grup, të prekin të njëjtën pajisje ose madje të kenë kontakt mes tyre . Mënyra se si ne komunikojmë, me maskën e fytyrës nuk mund të dëgjosh mirë, në gjuhë të huaj do të jetë shumë e vështirë me fëmijët e vegjël. Do të ndryshojë në shumë mënyra”, thotë Teresa, mësuese e gjuhës angleze.

Shkolla do të fillojë në 17 rajonet e Spanjës gjatë fillimit të javës së dytë të shtatorit. Disa rajone kanë shtyrë datat e hapjes në 14 dhe 15 Shtator.

Sipas udhëzimeve kombëtare të lëshuara më 27 gusht, të gjithë fëmijët e shkollës nga mosha gjashtë vjeç duhet të mbajnë maska për fytyrën. Vonesa e qeverisë në lëshimin e udhëzimeve në të gjithë bordin ka sjellë zemërim nga mësuesit dhe prindërit të cilët besojnë se përgjigjja duhej të ishte më e shpejtë.

 

Lexoni gjithashtu: 

Stafi i infektuar me COVID-19, Hungaria mbyll 15 shkolla e kopshte

Spanjollët ndihen të alarmuar për situatën e pandemisë

Rimbyllen 22 shkolla, ministri francez i Arsimit Blanquer: Shkak shfaqja e rasteve me Covid-19

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026