Denoncimi i PD për bashkinë e Vaut të Dejës: 870 mln lekë në xhepat e zyrtarëve
Partia Demokratike vijoi edhe sot denoncimin për korrupsionin e bashkisë së Vaut të Dejës.
Nënkryetari i PD, Luçano Boçi bëri të ditur se ” 870 milionë lekë kanë shkuar në xhepat e zyrtarëve” dhe garantoi se “çdo abuzim po denoncohet në SPAK.”
“Që nga muaji shtator i vitit 2019, pas zgjedhjeve njëpartiake në Bashkine Vau Dejës, e deri më sot janë shpenzuar 870 milion lekë, për karburant e lubrifikantë nga administrata e Bashkisë”- tha ai.
Sipas tij një element tjetër që e nxjerr në pah dhe e thellon vjedhjen është edhe pretendimi i bashkisë së Vaut të Dejës se ka kryer pastrimin dhe rehabilitimin e kanalave kullues të zonës.
Boçi deklaroi se investimet e kryera gjatë viteve 2019-2022 në Bashkinë Vau Dejës janë:
Rehabilitim Kanali Ujitës KU-13 Shelqet
Pastrim Kanali Ujitës Mjedë Kotërr
Pastrim Kanali Ujitës Mjedë Kosmaç
Pastrim Kanali Ujitës KU3 Berdicë
Pastrim Kanali Kullues K1- Bushat
Pastrim Kanali Kullues K2- Bushat
Pastrim Kanali Kullues K3- Bushat
Pastrim Kanali Kullues K1- Hajmel
Pastrim Kanali Kullues K40- Hajmel
Pastrim Kanali Kullues i Peshkut
Pastrim Kanali Kullues K4- Nenshat, Hajmel
Pastrim Kanali Kullues K21- Bushat
Vlera totale e këtyre ndërhyrjeve është 526 milion lekë, financuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Po ashtu ai i ka drejtuar dhe disa pyetje qeverisë ndërsa ka pasur dhe një thirrje për administratën e Bashkisë së Vaut të Dejës.
“Ku kanë shkuar këto para, këto investime për pastrimin e kanaleve kulluese të cilat me një rrebesh shi, siç ndodhi pak javë më parë, përmbytin banorët e Vau Dejës? Ku kanë shkuar 870 milion lekë përveçse në xhepat ose serbatorët e makinave të bashkiakëve …
Sot, i bëj thirrje, administratës së kësaj bashkie, në mënyrë të veçantë, Anëtarëve të Njësisë së Prokurimeve, Komisioneve të vlerësimit të Ofertave, Komisioneve të monitorimit dhe marrjes në dorëzim të kontratave publike, që të distancohen nga çdo abuzim me taksat e qytetarëve të Bashkisë Vau Dejës, pasi do të përballen me organet kompetente”- ka thënë ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rrëzohet helikopteri në Itali, vdesin 7 person, mes tyre edhe dy fëmijë
- Pëllumbi debat me Këlliçin për popullsinë, deputeti i PD-së e përgënjeshtron live
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta