‘Partia pa kryetar deri në zgjedhje’, Rudina Hajdari: Nuk jam pjesë e një partie që ka në qendër një individ

8 Shtator 2020 | 12:10

Sezoni i ri parlamentar do të sjellë në politiken shqiptare parti të reja, të cilat do të kandidojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Rudina Hajdari kërkon një tjetër mandat, e për këtë së bashku me nismën “Thurje” po krijojnë një parti të re.

Në ndryshim nga partitë e tjera, Hajdari tregon se deri në zgjedhjet e ardhshme partia do të jetë pa kryetar.

“Në zgjedhjet e ardhshme ne të funksionojmë në mënyrë kolegjiale. Të jemi një grup. Në momentin që do kemi zgjedhje, qytetarët shqiptarë do vendosin nëpërmjet votave se kush do jetë kryetari i kësaj partie”, tha znj. Hajdari.

Deputetja që doli kundër urdhrit të kryedemokratit Lulzim Basha për të djegur mandatin sqaron përse nuk u bë pjesë e partisë që po krijon Myslym Murrizi.

“Nuk jam bërë pjesë, sepse më duket një parti e cila ka një individ në qendër të saj dhe për mua kjo nuk është një risi në treg, nuk është një risi për qytetarët. Është thjesht një minibiznes tjetër, i ri që po futet në treg”, u shpreh deputetja.

Pa përmendur emra konkret, Hajdari pohoi se edhe opozitarë të tjerë në parlament kanë shfaqur interes për t’u bërë pjesë e partisë së re.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026