2/3 e PPP-ve ‘në terr’, Ministria e Financave s’monitoron zbatimin e 163 kontratave
Pothuajse dy të tretat e kontratave koncesionare aktive të vitit të kaluar nuk janë monitoruar nga Ministria e Financave.
Të dhënat e publikuara në raportin vjetor të performancës së koncesioneve tregojnë se gjatë vitit të kaluar ishin 228 kontrata koncesionare/PPP aktive. Nga këto Ministria e Financave ka monitoruar 65 dhe për 163 të tjera nuk ka të dhëna të raportuara nga institucionet.
Ministria e Financave thotë se numri i lartë i koncesioneve, kompleksiteti i kontratave dhe fakti që për shumë kontrata nuk ka njësi zbatimi projekti vështirëson punën e saj për mbledhjen e informacionit mbi ecurinë e tyre.
Për të zgjeruar monitorimin, Ministria e Financave deklaron se është duke u kërkuar me këmbëngulje autoriteteve kontraktore që të përcjellin informacion sa më të plotë për të zbatuar detyrimin ligjor të transparencës së koncesioneve.
Te kontratat e monitoruara, infrastruktura rrugore, energjia, shëndetësia dhe mjedisi janë koncesionet me peshën më të madhe financiare.
Monitorimi dhe publikimi i raporteve vjetore të përmbledhura është detyrim ligjor i Ministrisë së Financave i vendosur që në 2019-n si reflektim i një kërkesë të përsëritur të Fondit Monetar Ndërkombëtar për më shumë transparencë për koncesionet dhe PPP-të.
LEXONI GJITHASHTU:
Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, paga mesatare 84 mijë lekë
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
- 08:33 Bosnja dhe Hercegovina triumfon ndaj Katarit, siguron vendin për raundin tjetër
- 08:32 Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes
- 08:26 Vinicius Junior shkëlqen me dy gola ndaj Skocisë, Brazili kalon në fazën tjetër
- 08:21 Afrika e Jugut mposht Korenë e Jugut, kalon fazën e grupeve për herë të parë
- 08:19 Tajfuni godet Tajvanin, 200 persona evakuohen nga shirat e rrëmbyeshëm. Mbyllen shkollat