Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu premton dyfishim të kapaciteteve spitalore
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca morën pjesë në ceremoninë e dorëzimit të paketës së pestë të mbështetjes së Bashkimit Europian për Shqipërinë.
Gjatë ceremonisë së dorëzimit të 20 respiratorëve të rinj, si pjesë e paketës nga ambasadori Soreca, ministrja Manastirliu tha se do të dyfishojnë kapacitetet në shtretër jo vetëm në 4 strukturat Covid, që kanë kapacitet prej 500 shtretërish, por edhe në spitalet rajonale.
“Nëse do të kemi rritje të fluksit të pacientëve që kërkojnë shtrim, të mundemi që jo vetëm katër strukturat e dedikuara të jenë në eficencë të plotë dhe të mirë pajisura, por nga ana tjetër të vëmë në dispozicion edhe spitale rajonale”, ka deklaruar Manastirliu.
Aktualisht dy spitalet COVID kanë një kapacitet prej 310 shtretërish, 206 prej tyre janë në përdorim. Së bashku me dy spitalet e tjera ende të pa vëna në funksion, në total sipas Ministrisë në dispozicion për pacientët më COVID janë 500 shtretër.
Gjithashtu flotës së Urgjencës Kombëtare do t’i shtohen edhe 36 ambulanca të tjera dhe brenda këtij viti do të bëhen të gjitha investimet e nevojshme për rinovimin e gjithë pajisjeve brenda ambulancave, premtoi ministrja.
“Jemi duke investuar brenda këtij viti për të rinovuar flotën e pajisjeve të imazherisë me skanera, rezonancë dhe aparatura të tjera në funksion të fuqizimit të kapaciteteve spitalore, ku përfshihen edhe respiratorët. Gjithashtu do të fuqizojmë Urgjencën Kombëtare me 36 autoambulanca të reja”, tha kreu i delegacionit të BE-së.
Nuk u la pa përmendur dhe puna e çmuar e mjekëve dhe infermierëve për të cilët, sipas deklaratës së ministres vlerësimi nuk do të bëhet vetëm me fjalë dhe mirënjohje, por edhe në aspektin financiar.
Ndërkohë që për ta do të vijojë mbështetja me bonusin special prej 1000 euro, rritja e pagave është një premtim i qeverisë, që sipas kryeministrit Rama do të futet në buxhetin 2021.
Amasadori Soreca është shprehur se BE do të vijojë mbështetjen për Shqipërinë me qëllim përballimin e situatës së vështirë të shkaktuar nga pandemia e COVID19.
“Kjo është hera e 5-të që asiston BE për të ndihmuar Shqipërinë në kuadër të pandemisë. E kemi përshtatur edhe programin tonë në vazhdimësi duke bërë të mundur edhe 10 milion euro të cilat do të vihen në dispozicion të Shqipërisë për të ndihmuar të gjitha ato aspekte që janë më të rëndësishme në luftën kundër Covid19”, tha ambasadori Soreca.
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona