‘4000 paund për në Britani’, gazetari që udhëtoi me gomone: Sa përfitonin shqiptarët

6 Nëntor 2022 | 15:21

Gazetari Eraldo Harlicaj ka treguar eksperiencën e tij, pasi vendosi të udhëtojë me gomone drejt Britanisë së Madhe.

Në një intervistë për Euronews Albania, Harlicaj u shpreh se udhëtimi nga Shqipëria drejt Francës i kushtoi rreth 2 mijë euro, duke përfshirë edhe akomodimin, ndërsa nga qyteti francez Dunkirk, për të shkuar në Dover të Britanisë së Madhe me gomone, kostoja ishte 4 mijë paund.

Harlicaj nënvizoi se kampet në Dunkirk, kontrolloheshin nga kurdët, të cilën donin 2 mijë pand për çdo person për udhëtimin me gomone në Britaninë e Madhe.

Ndërsa, shqiptarët, të cilët ishin sekserë, përfitonin shumën e mbetur.

“Duke parë dyndjen e madhe të shqiptarëve që po tentojnë të shkojnë drejt Britanisë, mendova që ta bëja në rolin e gazetarit. Udhëtimi ka qenë me disa etapa. Fillimisht, kemi marrë autobusin nga Tirana për në Bruksel, ka qenë një udhëtim rreth 48 orë. Më pas, kemi marrë taksinë nga Brukseli në Dunkirk, aty ku nisen edhe emigrantët shqiptarë drejt Britanisë së Madhe. Nuk patëm fat ditën e parë, sepse na kapi policia franceze dhe bëmë 24 orër paraburgim. Për asnjë moment nuk e kemi bërë të ditur se jemi gazetarë.

Në Dunkirk ishte procedura më e vështirë, duhet të dorëzoheshe te kampi që kontrollohej nga kurdë, shqiptarët ishin vetëm sekserë të lidhur me kurdët dhe dërgonin njerëz atje. Trafikimin e bënin kurdët. Secili kurd mblidhte grupin e tij dhe më pas niseshin me gomone. Pjesa më e madhe e tyre ishte shqiptarë, arabë, kishte edhe afrikanë në kamp. Nuk kishte kushtet minimal. Nga Tirana deri në Francë, diku rreth 2 mijë euro. Ndërkohë që rruga nga Franca për në Angli ishte 4 mijë paund, nga Dunkirk drejt Doverit. Kurdët kërkonin 2 mijë paund, 600 paund ishte për gomonen, sepse gomonia nuk ishte gati, duhet të vinin pajisjet dhe të të montohej nga emigrantët. Pjesa tjetër ishte nga sekserë shqiptarë. Kjo ishte ndarja e çmimit”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026