Kryebashkiaku i Kievit paralajmëron evakuime nëse humbet energjia elektrike

7 Nëntor 2022 | 07:28

Banorët e Kievit duhet të përgatiten të largohen nga qyteti nëse ka një humbje totale të energjisë, tha kryebashkiaku Vitaliy Klitschko.

Në javët e fundit, miliona ukrainas po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike dhe mungesë të ujit, pasi sulmet ajrore ruse kanë dëmtuar infrastrukturën jetike, shkruan BBC.

Ndërprerjet e rrymës janë gjithashtu në vend për të shmangur mbingarkesat dhe për të lejuar kryerjen e riparimeve.

Rreth 40% e sistemit energjetik të Ukrainës është dëmtuar ose shkatërruar nga sulmet ruse ndaj termocentraleve dhe linjave.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia mund të përqendrojë forcat dhe mjetet për një përsëritje të mundshme të sulmeve masive në infrastrukturën energjitike të Ukrainës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026