Majko: Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës, aksion i Beogradit

7 Nëntor 2022 | 10:15

Deputeti i Partisë Partisë Socialiste, Pandeli Majko thotë se aksioni i braktisjes së institucioneve nga serbët në Kosovë është një aksion i organizuar nga Beogradi zyrtar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Majko shprehet se kjo që po ndodh aktualisht në Kosovë është rezultat i kthimit të statusit të “të fortit” në kulturën politike.

Sipas tij, sjellja e papërgjegjshme e politikanëve serb në Kosovë e cila justifikohet me “krizën e targave” të makinës është ironi për t’u marrë seriozisht.

“Serbia po tenton shkatërrimin e statuskuosë në rajon. Kjo do të ketë, në kushte ekstreme, pasoja me një gjakderdhje pa rregulla e cila do të shpërndahet si sëmundje në rajon. Shqiptarët nuk kërkojnë më shumë se cfarë kanë aktualisht. Tregimi i tyre si “kokëforte” vec bën një barazim të padobishëm midis qëllimit shqiptar për paqen dhe atij serb për mospranimin e statusit që paqja u ka krijuar në rajonin e Ballkanit.

Moska është në pritje të konflikteve të cilat do ta ndihmojnë në situatën që e krijoji vetë me Luftën pushtuse në Ukrainë. Strategjia e saj nuk funksionon vetëm në kontratat shtetërore me Serbinë”, shkruan ndër të tjera Majko në Facebook.

Në Mitrovicën e Veriut, të dielën, është mbajtur një protestë  e thirrur nga Lista Serbe për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS, Republika e Kosovës.

Kjo protestë është mbajtur një ditë pas vendimit të Listës Serbe për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026