Gjyqtarët serbë dorëhiqen nga gjykatat në Mitrovicë të Veriut
Këtë të hënë gjyqtarët serbë dhe punonjësit administrativë në Mitrovicë të Veriut kanë dhënë dorëheqje. Në gjykatën e këtij qyteti punonin ishin gjithsej 19 gjyqtarë serbë.
“Ne serbët, stafi administrativ, prokurorët dhe gjyqtarët kemi dhënë dorëheqje dhe tani presim se si do t’i shlyejmë çështjet , pajisjet që ua kemi besuar zyrave. Po flas për veten time. Nuk kthehem më, të tjerat ua lë politikanëve”, tha Nikola Kabasic, Gjykatës në Gjykatën e Apelit.
“Shqiptarët kanë marrë përsipër çështjet tona, ato që janë të natyrës urgjente, dhe mendoj se ata tani e kanë një problem të madh se si t’i organizojnë të gjitha këto. Ne u përpoqëm t’i ndihmonim me aq sa mundëm”, u shpreh Ljiljana Stevanovic, Kryetare e Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë.
400 policë të komunitetit serb që u larguan dy ditë më parë, u zëvendësuan me policë të komunitetit shqiptar. Vendkalimet administrative (kufitare) funksionojnë normalisht, prania e Policisë Speciale të Kosovës, si dhe e pjesëtarëve të policisë së misionit EULEX është shtuar, por jo në numër të madh.
Se çfarë do të ndodhë politikisht, pra nëse do të shpallen zgjedhje të reja për katër kryetarë komunash në veri të Kosovës, varet nga vendimi i qeverisë së Kosovës, nëse do të dëgjojnë këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian dhe të shtyhet afati për riregjistrimin e automjeteve dhe të miratohet formimi i një komuniteti me shumicë serbe, sepse ky është kusht që serbët të kthehen në institucione. Përndryshe, kjo krizë do të zgjasë.
LEXONI GJITHASHTU:
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit