Kriza klimatike, ku po shkon planeti? Samiti i COP27 në Egjipt

7 Nëntor 2022 | 17:20

Temperaturat ekstreme, zjarret, thatësira dhe përmbytjet po përkeqësohen vit pas viti për shkak të ndryshimeve klimatike.

Në fakt tetë vitet e fundit sipas një raporti të OKB  janë përkufizuar  të jenë më të nxehtat e regjistruara ndonjëherë –çka  tregon se bota është zhytur në një krizë të thellë  klimatike.

Konferenca e klimës COP27 në Egjipt është përqendruar në këtë çështje , Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka bërë thirrje për “veprime konkrete për klimën”.

“Organizata Botërore Meteorologjike e bëri me dije se ndryshimet po ndodhin me shpejtësi katastrofike, shkatërrime në çdo kontinent. Ne duhet t’i përgjigjemi sinjalit të shqetësimeve mbi planetin me veprim ambicioze dhe të besueshme klimatike. COP 27 duhet të jetë vendi dhe koha e duhur kur vendoset,” u shpreh Antonio Guterres

Më shumë se 120 krerë shtetesh dhe qeveritarë po marrin pjesë në samitin e klimës.  Në fjalimet e tyre ata do të përcaktojnë se çfarë kërkojnë në këtë samit.

Për vendet e zhvilluara, reduktimi i gazeve serrë dhe një lëvizje më e shpejtë drejt energjisë së rinovueshme janë dy nga objektivat kryesore. Vendet në zhvillim – të cilat janë në ballë të ndryshimeve klimatike – duan që këto qëllime  të financohen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zyrtarët e lartë izraelitë dhe libanezë mohojnë se Izraeli është tërhequr nga një pjesë e Libanit jugor

Zyrtarë të lartë izraelitë dhe libanezë mohuan të enjten se kishte pasur ndonjë tërheqje izraelite nga jugu i Libanit të pushtuar, pasi një zyrtar amerikan...
11:37 | 25/06/2026

Iraku paralajmëron se do të largohet nga OPEC nëse nuk rritet kuota e prodhimit të naftës

Iraku mund të rishqyrtojë anëtarësimin e tij në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës, OPEC, nëse grupi prodhues nuk rrit kuotën e prodhimit të naftës...
11:24 | 25/06/2026

250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer

Presidenti Donald Trump hapi një festë 16-ditore të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara me një tubim politik të mërkurën, fillimi i festimeve të formësuara nga...
10:51 | 25/06/2026