Përshkallëzim i situatës në veri? Përgjigjet ish-ambasadori Lauka
Islam Lauka, ish-ambasador i Shqipërisë në Kosovë tha në një intervistë për Euronews Albania se veriu i Kosovës është si minë me sahat.
Sipas tij, edhe atëherë kur situata duket e qetë, tensionet mund të shpërthejnë nga momenti në moment.
“Kjo është beteja e fundit që duhet ta përballojë Kosova për të ruajtur shtetësinë dhe pavarësinë e vet. Është një betejë jashtëzakonisht e vështirë, aq më tepër që këtu është në lojë Rusia,” – u shpreh Lauka.
Ai tha se një përshkallëzim është i mundur në rajon, jo në kuptimin e luftës, por tensioneve.
Zyrtarët serbë në veri të Kosovës kanë vazhduar të dorëhiqen nga institucionet e Kosovës, në shenjë pakënaqësie për planin e Qeverisë së Prishtinës për riregjistrimin e makinave që kanë targa serbe.
Këtë të hënë gjyqtarët serbë dhe punonjësit administrativë në Mitrovicë të Veriut kanë dhënë dorëheqje. Në gjykatën e këtij qyteti punonin ishin gjithsej 19 gjyqtarë serbë.
400 policë të komunitetit serb që u larguan dy ditë më parë, u zëvendësuan me policë të komunitetit shqiptar. Vendkalimet administrative (kufitare) funksionojnë normalisht, prania e Policisë Speciale të Kosovës, si dhe e pjesëtarëve të policisë së misionit EULEX është shtuar, por jo në numër të madh.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret