Deputeti i Vetëvendosjes “skanon” tensionet: Serbia po mban peng BE-në dhe SHBA-në
Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi “skanoi” në studion e “Now me Erla Mëhillin” tensionet në veri të Kosovës dhe shpjegoi se si Serbia po mban peng BE-në dhe SHBA-në.
400 policë të komunitetit serb që u larguan dy ditë më parë, u zëvendësuan me policë të komunitetit shqiptar.
Sipas tij ata merrnin rrogën dhe në momentin e parë që u urdhëruan nga Beogradi bënë atë që i leverdiste Serbisë.
Ish-zv. kryeministri tha se ndonjëherë marrëveshjet janë të mira, por ndodh dhe që të mos prodhojnë paqe të qëndrueshme.
“Forma tjetër që mund ta shikojmë si kemi mbërritur këtu është sepse konflikti Ukrainë-Rusi ka bërë të qartë marrëdhënien nën dysheme që Serbia ka mbajtur strategjike me Rusinë dhe tashmë s’mund të jetë neutrale midis gjenocidit dhe paqes,” – u shpreh Abazi.
Në këtë mënyrë Serbia ka zhvendosur fokusin dhe presionin e BE-së dhe SHBA-së duke i mbajtur peng, sepse nuk po bashkohet me politikat e tyre të jashtme sa i takon sanksioneve ruse, ndërkohë që po mban peng dhe Kosovën me procesin e dialogut.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret