Hapen çerdhet në RMV, bie numri i regjistrimeve nga frika e COVID

9 Shtator 2020 | 14:53

Në Maqedoninë e Veriut janë hapur çerdhet dhe kopshtet, nën protokolle të rrepta shëndetësore. Njëri prej kopshteve ka pritur sot një numër të vogël fëmijësh, ku shumica janë shqiptarë. Krenari sot ndau klasën vetëm me mësuesen pasi nuk i kishin ardhur shokët e tjerë. 

Shumica e prindërve kanë vendosur të mos i sjellin fëmijët në kopësht për shkak të pasigurisë me pandeminë, por ka prindër që janë të detyruar të sjellin fëmijët për shkak të pamundësisë për ti mbajtur vetë. 

Mimi Zashovska, drejtorja e çerdhes “11 Tetori” në Butel të Shkupit njofton se numri i fëmijëve të regjistruar është shumë më i ulët se vitet e tjera, por siguron se pastërtia dhe distanca në këtë institucion respektohen.

“Pas pandemisë numri i fëmijëve është ulur. Në më parë kishim të regjistruar 745 fëmijë. Sipas protokollit mund të pranojmë vetëm 505 fëmijë, por duke u bazuar në vërtetimet që i kanë sjellë prindërit për fëmijët, deri tani kemi vetëm 270  kërkesa. Fëmijët do të jenë ulur nga dy në një tavolinë që do jete e ndarë në mes, dhe do të luajnë vetëm me lodra që mund të dezinfektohen. Lodrat që s’mund të dezinfektohen i kemi hedhur”, thotë Zashovska.

Nëse një fëmijë shfaq simptome, Çerdhet kanë përgatitur dhoma izolimi. Ka edhe ekipe shëndetësore dhe fëmijëve vazhdimisht u matet temperatura. 

Ministria e punës dhe politikës sociale ka njoftuar se në çerdhet e shtetit ka kapacitet për 19 mijë fëmijë, duke respektuar protokollet, por deri tani të regjistruar janë rreth 14 mijë. Përparësi për tu regjistruar në çerdhe kanë fëmijët me një prind.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026