1080 kërkesa për panele diellore, do pranohen 2000 aplikime
Gjysma e paneleve diellore që do të jepen me cmim të lirë për qytetarët, tashmë janë prenotuar. Interesi për të përftuar ngrohje uji pa harxhuar energji duket të jetë i lartë, ku vetëm në 8 ditë numërohen mbi 1000 aplikime.
Prej datës 1 nëntor, 2000 familjeve u garantohet në banesën e tyre një panel diellor me çmim të lirë.
Për të fituar këtë impiant, ata aplikojnë në faqen eficenca.al me disa dokumente, si certifikata, libreza e energjisë elektrike, hipoteka etj. Interesi duket të jetë i lartë për të marrë këto panele me 30% të vlerës, pasi për 8 ditë kanë shprehur interes 1080 familje.
Sipas thirrjes që bën qeveria, panelet diellore do të përdoren vetëm për ngrohjen e ujit, si një mundësi alternative për kursim energjie.
Pas kërkesës, cdo banesë apo familje që plotëson kushte do të marrë të instaluar panelin, i cili kushton rreth 140 mijë lekë. Për këtë sistem, qytetari do të paguajë 42 mijë lekë ndërsa pjesa tjetër paguhet nga qeveria për njërën nga 7 kompanitë e licencuara për shërbimin.
Nuk ka një afat të fundit për aplikimet, por ato do të përmbyllen kur të përmbushen 2000 kërkesa.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës