Mendoi vetëflijimin, historia e të sëmurës kronike dhe pasojat e COVID tek ky grup
Gazetarja e Euronews Albania Dorina Halili ka shkuar në shtëpinë e një ish të prekure nga virusi COVID-19 e cila përveç përballimit të virusit ka kaluar gjithashtu edhe stresin që e ka çuar të mendojë deri në vetëvrasje.
Liljana Qershori, ish e prekura me virusin COVID e cila sapo ka marrë vesh se është e infektuar është izoluar menjëherë, ka përdorur vetëm dritaren e shtëpisë së saj për të komunikuar me familjen, me të cilën është takuar vetëm për të marrë ushqime. Prej vitesh ajo vuan nga sëmundje kronike, ndaj edhe frika që e përfshiu kur mori lajmin se ishte e prekur me COVID e çoi deri në fazat e mendimeve për vetëvrasje.
Znj. Liljana është e punësuara e vetme në familje ndaj dhe infektimi i saj e gjunjëzoi përballë virusit. Ajo tha se jo vetëm trupi por ndjente dhe dhimbjen e flokëve, ndërkohë që shton se e tillë vuajtje e çonte shpeshherë të mendonte t’i jepte fund jetës duke marrë një dozë të madhe ilaçesh.
Pasi Liljana bëri skanerin në spitalin Shefqet Ndroqi, mjekët i rekomanduan që të shtrohej, por frika dhe mosbesimi bëri që ajo të refuzonte.
“Unë kam bërë skanerin po në të njëjtin letra që bënë edhe disa të tjerë, jam shtrirë në krevat, kam lëvziur në dy krevatë që as nuk i ndërronte askush. Kur më tha mjeku që zonjë jeni me COVID, thashë fjala e parë më shkoi tek mbesa që do përfundojë në jetimore dhe e dyta thashë Xhekson ti më ngjit mua atje në kat të tretë, unë do hidhem nga akti i tretë, ti nuk e kalon dot 100 metra rrugë, se unë sa të ikësh do hidhem. Më thanë që duhet të shtrohesh, erdha në shtëpi. Çfarë mjekimi më kanë dhënë kam marrë të gjitha“,- u shpreh Liljana Qershori me lot në sy.
Sëmundjet kronike si diabeti dhe artriti me të cilat ajo përballet çdo ditë u përkeqësuan me ardhjen e pandemisë. Ajo tregon se në periudhën e izolimit ka pasur vështirësi në marrjen e shërbimeve mjekësore. Sipas saj mjeku nuk afrohej për të parë si ndihej apo për të kontrolluar gjendjen e saj. Ata komunikonin në distancë ose nëpërmjet telefonit.
50 vjeçarja tregon se ka qenë shoqata e të sëmurëve me diabet ajo që e ka ndihmuar me fije dhe insulina gjatë kësaj periudhe. Koordinatorja e rrjetit të shoqatave të pacientëve me sëmundje kronike Olimbi Hoxhaj na tregon se kjo pandemi ka sjellë disa pasoja tek këta persona.
Në një intervistë për Euronews Albania, Olimbi Hoxhaj, koordinatore e shoqatave të pacientëve me sëmundje kronike, tha se konsultat e pacientëve apo marrja e ilaçeve janë ende të limituara. Ajo nuk la pa përmendur si faktor shqetësues edhe problemet ekonomike me të cilat u shoqëruan gjendjet kronike të pacientëve në ambientet e tyre familjare.
Sipas Hoxhajt shërbimet spitalore po orientohen më shumë drejt të sëmurëve me COVID. Sipas saj janë rreth 300 mijë pacientë me sëmundje kronike për të cilët ende nuk ka një koordinim të shërbimeve.
“Ajo që është e rëndësishme është fakti që pacientët kanë humbur kontaktin me mjekun, qoftë kontaktin fizik qoftë nëpërmjet konsultave apo për kryerjen e testeve ka vështirësi. Ato ose spostohen në kohë ose nuk bëhen. Pra, kemi një shërbim shëndetësor të orientuar drejt COVID-it që pak nga pak ka zbehur çështjet e tjera që lidhen me situatat e të sëmurëve kronikë”,- tha Hoxhaj
Ndërsa Liljana qëndroi me javë e izoluar, me temperaturë e vështirësi në frymëmarrje, edhe sot pas shërimit ajo rrëfen se pasojat e COVID-19 janë të dukshme.
Ajo tha se ende kishte ndjesinë e lodhjes, ndjesinë sikur diçka i rëndon dhe ende përjetonte po të njëjtin stres sepse i dukej sikur pas COVID-19 kishte humbur aftësinë e shumë gjërave.
Megjithatë ishte mbesa e saj ajo që i dha forcën për të përballuar virusin dhe përkeqësimet e shëndetit që i solli COVID-19.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta